Duke inspektuar Bankën Botërore

Strategjia për energji e Qeverise së Kosovës është e përshtatur për të minuar më shume linjit dhe për të ndërtuar termocentral te ri me linjit. Banka Botërore është duke e mbështetur këtë projekt dhe ka premtuar që të japë Garancion të Pjesshëm për Rrezikut – i nevojshëm që investitorët privat të ndihen konfident për investimin e tyre në Kosovë. Kjo mbështetje vjen pa marre parasysh impaktet negative në shëndeti, dhe aspekte sociale e ekonomike që ky projekt do të ketë në Kosovë. Në fakt, këtë vit Banka Botërore ka finalizuar studimin mbi Vlerësimin e Kostos dhe Degradimit Ambiental në Kosovë, i cili thekson që ndotësi më i madh dhe më i shtrenjtë në Kosovë është sektori i energjisë.

Në 29 Mars 2012, anëtaret e KOSID, bashkë me sindikatat që reprezentojnë kërkesat dhe brengat e qytetareve nga Obiliqi, përgatiten dhe dërguan një Kërkese për të Inspektuar punën e Bankës Botërore e cila mbështete Qeverinë e Kosovës në përgatitjen dhe implementimin e ndërtimit të një termocentrali me linjit dhe rritjen e minimit të linjitit në Kosove.

Si është thënë në Kërkesë:

“…termocentrali i ri dhe rritja e minimit të linjitit parashikuar nga KPP, janë të mundshme të shkaktojnë impakte domethënëse ambientale dhe sociale, dhe te pësoj koste tjera te ngjashme ne sipërfaqen tashme shumë të prekur nga linjiti dhe gjenerimi i energjisë. Për momentin, këto impakte dhe koste nuk janë adresuar aq sa duhet nga Banka Botërore, në kundërshti me politikat e Bankës, dhe mund të shmanget përmes projekteve alternative të qëndrueshme ambientalisht.”

Kërkesa është dërguar në Panelin Inspektues të Bankës Botërore, i cili është “i pavarur, përgjegjës nga poshtë-lart dhe mekanizëm mbështetës që hulumton projektet e financuara nga IBRD/IDA për të përcaktoj nëse Banka ka bashkërenduar me politikat dhe procedurat e veta operacionale (duke përfshirë mbrojtësit ambiental dhe social), dhe për të adresuar çështjet e ngjashme të dëmshme.” (Për më shumë mbi ketë institucion, ju lutemi vizitoni websajtin e tyre.

Menexhmenti i Bankës Botërore ktheu përgjigjen e tyre ndaj kërkesës. Ata konstatojnë që ky projekt është ende në fazën konceptuale dhe që më shumë studime dhe pune duhet bërë vitin e ardhshëm prej Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës, përpara se vendimi mund të merret për të mbështetur apo për të mos e mbështetur ketë projekt me Garancion te Pjesshëm te Rrezikut të Bankës. Ata pretendojnë që shumë impakte negative sociale dhe ambientale të parashikuara nga ky projekt janë probleme të trashëgimisë dhe burojnë nga projektet aktuale të termocentraleve të vjetruar dhe minierave të linjitit.

Menaxhmenti ka premtuar më shumë studime, si Vlerësimi Ambiental dhe Social dhe Studim i Fuqisë Punëtore – për të pare se si pjesa e projektit që ka të bëj me privatizimin do të ndikoj negativisht në situatën e punëtoreve ne një kohë ku i gjithë shteti ballafaqohet me mbi 40% papunësi. Këto studime duhet bërë deri me datën 13 Shtator. Vendimi përfundimtar mbi përkrahjen financiare për këtë projekt do të merret nga Drejtoret Ekzekutiv të Bankës Botërore në dhjetor të vitit 2013.

Në maj 2012, reprezentuesit e KOSID u takuan me Drejtoret Ekzekutiv të Bankës Botërore në Bruksel për të përsëritur edhe një here se pse Shoqëria Civile, Sindikatat e pavarura dhe komuniteti lokal janë të shqetësuar për projektin për termocentralin e ri dhe për rendësin e një inspektimi.

Gjithashtu në maj, paneli inspektues vizitoi Kosoven dhe lokacionin e termocentralit të ri, dhe u takua me komunitetet e prekura. Ata diskutuan për ndotjen e ajrit dhe ujit. Ata gjithashtu vizituan familjet të cilat janë prekur rënde nga planet për zhvendosje në të kaluaren dhe ata qe do të zhvendosen shumë shpejt për shkak të zgjerimit të minierave. U diskutua në kohë të gjatë edhe me punetoret dhe sindikatat e punëtorëve për situatën që do të krijohet dhe si do t’i ndikoj ata.

Takimi me familjen Shala e cila jetoi në skaj të gropës se minierës së linjitit dhe që do të zhvendosën në mars 2012 por që lagjja nuk është ende e kompletuar me infrastrukture.

Ne 20 Qershor 2012, paneli inspektues botoi rekomandimet ndaj kërkesës së KOSID në te cilën thuhet që njeh të gjitha brengat e ngritura nga autoret e kërkesës dhe sheh qartë se si termocentrali i ri mund të ketë ndikime negative sociale dhe shëndetësore. Megjithatë, nuk rekomandon një inspektim të plotë në këtë kohe pasi që Banka Botërore nuk ka vendosur ende nëse do të mbështete projektin financiarisht dhe Menaxhmenti ka premtuar një mori studimesh shtesë për të treguar ndikimin e vërtetë të këtij projekti.

Drafti – termat e referencës për ESIA janë publikuar në uebsajtin e Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe mund të shihen këtu. KOSID ka analizuar termet e referencës dhe shumë shpejte do të publikoj një letër të hapur me komentet dhe sugjerimet lidhur me këto terma të referencës

Artikuj të tjerë