KOSID zhvillon punëtorinë e katërt vjetore

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) – që përbëhet nga institute kërkimore, organizime qytetare dhe media të profilizuara në gazetari hulumtuese vendase dhe ndërkombëtare, zhvillon punëtorinë e katërt vjetore me temë:

Alternativat e  qëndrueshme energjetike në Kosovë.“

Kjo punëtori synon të përballë në debat qëndrimet e organizatave të KOSID dhe përfaqësuesve të institucioneve të shtetit gjegjësisht Kuvendit të Kosovës, Qeverisë, ZRRE-së, KEK-ut si dhe institucioneve ndërkombëtare të pranishme në Kosovë rreth zhvillimeve në sektorin e energjetikës.

Cështje strategjike si: vizioni dhe cilësia e Strategjisë së Kosovës për Energji, statusi i projektit “Kosova e Re” në raport me detyrimet e Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë, tarifat e energjisë elektrike, si dhe kaosi që zbatimi i këtyre politikave shkakton në mjedis dhe shëndetin e popullsisë, do të jenë fokusi i debatit.

Kjo punëtori, shërben si një moment i rëndësishëm për të theksuar qëndrimet e përbashkëta kohezive të anëtarëve të KOSID, në lidhje me të ardhmen e sistemit energjetik në Kosovë, bazuar në hulutime shkencore e politike, të cilat tregojnë, se orientimi strategjik i Kosovës për të gjeneruar energji vetëm nga thëngjilli është i paqëndrueshëm dhe për rrjedhojë thekson rëndësinë e diversifikimin të burimeve të energjisë, në mënyrë që Kosova të mbërrijë standardet e Bashkimit Evropian si dhe të përforcojë sigurinë e energjisë në vend.

Artikuj të tjerë